Pacolli: Është keqkuptuar Marrëveshja për sigurime kufitare

Autori:Avdyl Pajaziti

Rrahim Pacolli, kryesues i delegacionit të Kosovës në dialogun lidhur me kartonin e gjelbër, përmes një emaili dërguar mediave thotë se është keqkuptuar Marrëveshja me Serbinë për sigurime kufitare.

Në vazhdim sqarimi i plotë i Pacollit:

“Është krijuaj një keqkuptim në lidhje me atë se a duhet paguar shtese 40 Euro për të hyrë në Serbi apo jo, si nga mediat ashtu edhe nga qytetaret e shumtë. Andaj për hirë të sqarimit të drejtë për opinionin dhe qartësimit të kësaj çështje ju informoj si më poshtë:

Polica e Sigurimit TPL Plus është policë e cila mbulon dëmet ndaj palëve të treta jashtë territorit të Kosovës si në Maqedoni, Shqipëri apo Serbi. Pra,është një lloj Kartoni i Gjelbër, por për dallim mbulon shumë më pak territore.
Nga statistikat tona rezulton se një pjesë e madhe e personave të siguruar posedojnë edhe policë TPL Plus, që nënkupton se edhe para marrëveshjes me Serbinë, ka qenë obligative posedimi i TPL Plus-it për të udhëtuar drejt shteteve fqinje si psh. Maqedoni.

Pra, personat e siguruar që posedojnë policën TPL Plus, NUK kanë nevojë të paguajnë asgjë shtesë në lidhje me sigurimin e veturës për të hyrë në Serbi pasi që Polica e njejtë e mbulon edhe territorin e Serbisë.

Për ta përbledhur këtë dhe me shpresë se kam arritur të sqaroj situaten po e ripërsëris:

Marrëveshja me Serbinë nuk obligon qytetaret e Kosovës të paguajnë asgjë shtesë, me kusht që të kenë sigurim valid TPL Plus.
Në policën e sigurimit TPL Plus është shtuar edhe një territor i ri i mbulimit (Serbia) pa ndikuar absolutisht në çmimin e sigurimit dhe shpresoj se edhe shtete tjera fqinje do të shtohen shumë shpejtë në këtë Policë derisa të fillojmë me shitjen e Kartonit të Gjelbër.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pacolli-eshte-keqkuptuar-marreveshja-per-sigurime-kufitare/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala