Pacolli: Avokatët e mi do të merren me Enver Robellin

Biznesmeni Behxhet Pacolli, ka paralajmëruar padi kundër gazetarit Enver Robelli. “Unë dua ta rrespektoj kërkesën e miqve të mi që mos të zhytem në polemika me qënie si Robelli”, ka shkruar kreu i AKR-së.
Lexojeni të plotë shkrimin e Pacollit.
Unë dua ta rrespektoj kërkesën e miqve të mi që mos të zhytem në polemika me qënje si Robelli.Unë për herë të fundit shkruaj për këtë qënje e nga sot merren me te avokatët e mij ne Zvicër edhe në Kroaci.
Kërkoj ndjesë nga lexuesit që i rëndoj më këtë qeshtje
– / –
Ka dallim midis realitetit dhe shpifjeve të Enver Robelli dhe ndaj po shkruaj dhe njëherë tjetër.. Unë dje vetëm i kam treguar opinionit dhe miqve të mi arsyjet pse që sa kohë Enver Robelli më fyen, më shan,shpif e gënjen publikun duke përdorur mundësinë e tij që ka si gazetar, apo rrugë të gjarprueme si frëngjia e facebookut ku kujton jotrimërisht se nuk e kap ligji apo kodi etik i medias zvicerane.A thua çka do të bënte ai po të kishte mundësi tjera? Thashë se ai ka ndryshuar qëndrim pasi më kërkoi e unë rrefuzova ti ja jep,60 mijë euro. Unë ju them se kjo është arsyeja themelore. A donte të shitej, por unë nuk doja ta blija, kjo është çështja.
Unë i them Robellit se nuk e njof as dhunën, e as shpifjet e as fjalorin e rrugaqëve.Unë nuk kërcënoj e shantazhoj njerëz se nuk kam nevojë.Kur duhet, atëherë unë veproj me rrugë të ligjshme.Sot Robelli shpifi e kërcënoi më shpifje të tjera dhe ma dha mundësinë që unë ta përndjek atë juridikisht këtu tani,në Zvicër (mu duk se përmendte policinë e Zvicrës) ku askujt nuk i falet asgjë.Për fat të mirë qytetarët e Kosovës kanë kuptuar (edhe mga realiteti mardhenjeve të Robellit me mua )po edhe nga gjuha që përdor ai arsyen e vërtetë pse ai më sulmon mua. Gjuha e tij nuk lidhet me kërkimin profesional e të vërtetës, me standartet etike të gazetarisë zvicerane apo ato të të ndërmarrjës Koha.Forma shprehjje të tilla lidhën vetëm më frustrimet personale ( kjo shprehët të shumë njerëz të pa realizuar në jetën e tyre) që më vonë marin formën e urrejtjës që në shumë raste shëndrrohët bile edhe në dhunë.
Nga sot,si e thash më lartë me Robellin meren avokatët e mi edhe në Zagreb,Zuerich e gjetiu.