Pacientët në QKUK “shërohen” në korridore (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Pacientët e katit të dytë të Repartit të Ortopedisë në QKUK po detyrohen të dëgjojnë zhurmat e bisedave me tone të larta nga njerëzit e tjerë në korridor.

Kjo për shkak se ata janë duke qëndruar jashtë dhomës, e cila është duke u gëlqerosur dhe nuk është përfunduar ende, raporton Indeksonline.

Në fotot e mëposhtme shihen pacientë në moshë të thyer e të re, të cilët qëndrojnë në korridor.

Indeksonline ka tentuar të kontaktojë me zyrtarin për informim në QKUK, Shpend Fazliun, por telefoni i tij ka qenë i shkyçur./Indeksonline/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pacientet-ne-qkuk-sherohen-ne-korridore-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala