Pacientët e “përjetshëm”

Autori:Gazeta Fjala

“Kur e kupton që ke ra në dializë të përmbyset bota”, thotë Naim Racaj nga Prishtina. Ai që para katër vjetësh çdo të dytën ditë viziton QKUK-në për t’iu nënshtruar procesit të hemodializës.

“Është si orar pune”, tregon ai derisa qëndron i shtrirë në krevat i ngjitur për aparaturë me anë të një sistemi që bën pastrimin e gjakut, shkruan sot “Koha Ditore”.

Pamjaftueshmëria e punëve të veshkave pasojë ka dializën. Shumica e pacientëve që bien në dializë janë pacientë të përjetshëm. Por shumë nga këta pacientë vendosin që dializën të mos e marrin si sëmundje, por si formë të të jetuarit.

“Me kohë e mësojnë. Nuk ki çka bon, duhesh me u pajtu me fatin”, thotë ai. Por njëjtë nuk kishte menduar para katër vjetëve kur e kishte kuptuar se duhej të hynte në dializë.

“Për herë të parë kam qëndruar dy orë në klinikë. Nuk kam pranu me ba dializën. Atëherë më dukej diçka tepër e rëndë”, ka treguar ai…

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pacientet-e-perjetshem/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala