Pa zhvillim ekonomik nuk zgjidhen problemet e Kosovës

Autori:Zekirja Shabani

Komisioni Evropian do të mbështes prioritetet e Kosovës, siç janë ato të bujqësisë, energjisë, edukimi dhe punësimi, tha shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë Samuel Zhbogar.

Këtë Zhbogar e tha në një punëtori të organizuar nga Ambasada e Italisë në Kosovë, ku po ashtu u fol për eksperiencën italiane për qasje në kredi.

Të pranishëm në këtë tryezë pune, ndër të tjerët, ishin edhe ministrat Blerand Stavileci dhe Memli Krasniqi, si dhe guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës Bedri Hamza. Ky i fundit tha se mirëpret çfarëdo biznesi, e kështu edhe një bankë italiane në Kosovë.

Pjesëmarrësit në punëtori porositën se problemet e Kosovës nuk mund të zgjidhen pa zhvillimin ekonomik të vendit.

Po ashtu, sot në ambasadën italiane u bë përurimi i zyrave të reja të Trentinos e më pas u shfaq edhe një video-spot i kësaj Republike Autonome.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pa-zhvillim-ekonomik-nuk-zgjidhen-problemet-e-kosoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala