Pa viza, kosovarët me 28 euro shkojnë në Gjermani

Gjithçka duket të jetë gati në Kosovë për liberalizimin e vizave. Përveç pajisjes me pasaporta qytetarët po i rezervojnë edhe biletat.
E kompanitë turistike tashmë kanë përgatitur oferta mjaftë joshëse për udhëtarët që do t’ia mësyjnë gyrbetit, shkruan Gazeta Fjala. Udhëtimet nga Kosova për në Gjermani kushtojnë vetëm 28 euro tek një kompani nga Peja.
Në ofertën e publikuar në facebook kompania turistike “Pranvera Tours”, njofton qytetarët se mund të rezervojnë bileta për udhëtime nga Peja për në Frankfurt, Stuttgart apo Dusseldorf kushton vetëm 28 euro./Gazeta Fjala/