Pa vetura në Gërmi, me 1 Maj (dokument)

Autori:Zekirja Shabani

Me rastin e 1 Majit, në datat 1, 2 dhe 3 Maj, Komuna e Prishtinës në bazë të një vendimi ndalon qarkullimin e automjeteve përveç autobusëve të Trafikut Urban, automjeteve të Policisë së Kosovës, të KFOR – it, EULEX – it dhe automjeteve emergjente në drejtim të parkut “Gërmia”.

“Në bazë të këtij vendimi ndalohet qarkullimi i të gjitha automjeteve, përveç autobusëve të NKP “Trafiku Urban”, linja 4, linja 5 “Ulpiana” dhe “Gërmia”, automjeteve të Policisë së Kosovës, të KFOR-it, të EULEX-it,te “Hortikulturës”,KRM “Pastrimi” dhe automjeteve emergjente në drejtim të parkut të “Gërmisë””, thuhet në njoftimin e Komunës.

Pika përfundimtare për lëvizjen e automjeteve, përveç banorëve të lagjeve Normale, Sofali, “Tauk-Bahçe” do të jetë: kryqëzimi i rrugëve “1 Tetori” – “Nazmi Gafurri” dhe “Ymer Lutfi Paqarizi”, kryqëzimi i rrugëve “Nazmi Gafurri”- “Xhavit Ahmeti” dhe “Dr. Lec Gradica” , kryqëzimi i rrugëve “Dr. Shpëtim Robaj” me atë të Sofalisë në drejtim të pishinës dhe Parkut të Gërmisë.

Transporti publik i qytetarëve për në Parkun e “Gërmisë” deri te pishina e Qytetit do të bëhet ekskluzivisht me autobus NPK “Trafiku Urban”, linja 4, ndërsa linja 5 “Ulpiana” dhe “Gërmija” deri në Sofali.

“Inspektorët përgjegjës të Drejtorisë së Inspekcionit do të parandalojnë shërbyesit e paautorizuar që të bëjnë shitjen – shërbimin ndaj qytetarëve si dhe do të organizojnë kujdestari me qëllim të ruajtjes së ambientit (përdorimin e zjarreve për destinime të ndryshme), si dhe hedhjen e mbeturinave në vende të caktuara”.

urdheres

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pa-vetura-ne-germi-me-1-maj-dokument/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala