Pa ujë disa lagje të Prishtinës

Autori:Avdyl Pajaziti

Kompania e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se për shkak të punimeve teknike – vazhdimit të punimeve për realizimin vendosjes së kyçjeve shtëpiake, disa lagje të Prishtinës do të mbesin pa ujë.

KUR ”Prishtina” njofton se pa ujë do të mbesin konsumatorët e Zonës Qendër të lagjes “Bregu i Diellit”, lagjes “Aktash 1 dhe 2”, Konviktet, shkolla fillore”Ismail Qemajli” dhe të gjitha çerdhet dhe institucionet e tjera që janë me lokacion brenda për brenda lagjeve të lartcekura, sot duke filluar nga ora 10:00-15:00 do të ndërprehet furnizimi me ujë të pijshëm, raporton Telegrafi.

Shkak i kësaj ndërprerje uji, janë punimet e fazës së dytë të investimeve, më konkretisht, vazhdimi i punimeve për realizimin e vendosjes së kyçjeve të reja shtëpiake në këto lagje.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pa-uje-disa-lagje-te-prishtines/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala