Pa tender publik nuk ka më lëshim të aseteve me qira

Autori:Avdyl Pajaziti

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) e ka ndryshuar mënyrën e lëshimit të aseteve me qira, shkruan sot Koha Ditore.

Ka hapur tender për lëshimin e aseteve në likuidim me qira, për dallim nga rreth 300 asete që i kanë lëshuar me qira pa tender publik. Hapja e tenderit ka bërë që AKP-ja të mos i shfrytëzojë mundësitë që janë dhënë në nenin e 10 të Rregullores për lëshimin me qira të aseteve në likuidim, i cili i mundësonte menaxhmentit të lëshonte me qira asetet pa asnjë procedurë. Kjo rregullore është e kundërligjshme, pasi nuk është miratuar nga Bordi i AKP-së siç kërkohet në Ligjin për Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Lëshimi i këtyre aseteve me qira përmes tenderit është bërë pas raportimeve për shkeljet ligjore që ka bërë AKP-ja me lëshimin me qira të aseteve pa tender publik. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pa-tender-publik-nuk-ka-me-leshim-te-aseteve-me-qira/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala