Pa FAK-un në veri, shkelet Kushtetuta

Autori:Avdyl Pajaziti

Partitë opozitare akuzojnë Qeverinë se po e shkel Kushtetutën e Kosovës, duke pranuar që Forcat e Armatosura në Kosovë të mos shkojnë në veri pa lejen paraprake të NATO-s.

Mosveprimi I Forcave të Armatosura të Kosovës (FAK në very të vendit pa lejen e NATO-s, përbën shkelje të Kushtetutës. Kështu kanë vlerësuar partitë opozitare, një ditë pas konfirmimit nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, se FAK-u, që pritet të themelohet gjatë muajve në vijim, mund të shkojë në veri vetëm me lejen e NATO-s.

Sipas opozitarëve kosovarë, Qeveria po e pranon që ushtrisë së ardhshme të Kosovës i pamundësohet garantimi i sovranitetit territorial.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë për “Zërin” se do të ishte pozitive nëse të dy Qeveritë (e Kosovës dhe e Serbisë) i harmonizojnë qëndrimet për çështje të përbashkëta e për interes të përbashkët, por, sipas tij, në këtë rast këto dy Qeveritë kanë harmonizim dhe pothuajse qëndrime të përbashkëta në dëm të sovranitetit dhe të Kushtetutës së Kosovës”.

“Po e shkelin Kushtetutën e vendit e cila i garanton FSK-së dhe po ashtu mëton që edhe forca e ardhshme të jetë garantuese e integritetit dhe sovranitetit territorial të Kosovës. Pra, po shkelet roli kushtetues që ka sot FSK-ja dhe që do të ketë nesër Forca e Armatosur”, ka deklaruar Selimi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pa-fak-un-ne-veri-shkelet-kushtetuta/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala