Pa FAK nuk ka anëtarësim në NATO

Autori:Avdyl Pajaziti

Burim i shumë problemeve në Kosovë është mos anëtarësimi i shtetit në Aleancën Veriatlentike, NATO.

Drejtuesi i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë Florian Qehaja duke iu referuar një hulumtimi rreth “Destinacioni në NATO: Allternativat e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO”, akuzoi institucionet kosovare se nuk janë treguar produktive në vendosjen e marrëdhënieve të qarta me NATON-n.

Në prezantimin e këtij raporti morën pjesë edhe përfaqësues nga institucionet kosovare.

Si autor i projektit në fjalë Plator Avdiu paraqiti disa të gjetura të raportit. Ai theksoi se me shpalljen e pavarësisë së Kosova nuk arriti të bëjë vënien e raporteve zyrtare me NATO-n. Problemi i mosintegrimit të Kosovës në NATO sipas Avdiut është edhe problem ndërkombëtar, ngase nuk pati mekanizëm për të reaguar kur një vend nuk njihet nga vende të BE-së.  Ai paraqiti disa rekomandime për institucionet e Kosovës në lidhje me këtë aspekt.

Ai tha se Kosova duhet të hap një dialog me NATO-n, të thellojnë bashkëpunimin me shtetet që e kanë njohur Kosovën dhe FAK-ku të trajnohet në mënyrë profesionale nga NATO.

Ndërkaq ish-ministri i punëve të jashtme Enver Hoxhaj potencoi se Kosova dhe shtete të cilat janë të ngjashme kanë shumë nevojë për aleancë me NATO-n.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pa-fak-nuk-ka-anetaresim-ne-nato/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala