Pa Asociacionin, nuk largohet “Parku i paqes”

Autori:Avdyl Pajaziti

Largimi i barrikadës së quajtur “Parku i paqes”, mbi lumin Ibër, i cili ndan jugun dhe veriun e Mitrovicës, është i varur ekskluzivisht nga themelimi i Asociacionit të Komunave Serbe, bëjnë të ditur zyrtarë serbë.

Edhe kryetari i Mitrovicë së Jugut, Agim Bahtiri, tashmë e pranon se pa themelimin e Asociacionit, nuk largohet barrikada mbi Ibër.

Megjithatë, Bahtiri pati deklaruar se më së largu në qershor 2015, do të largohet barrikada e vendosur nga serbët, madje ishte shprehur se “vetë ai do të dalë aty për ta larguar”.

Tashmë Bahtiri thotë se kjo çështje është bllokuar, për shkak se palët Prishtinë – Beograd, ende nuk kanë arritur të nënshkruajnë marrëveshjen, e cila përfshin katër temat në një pako. /Zëri/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pa-asociacionin-nuk-largohet-parku-i-paqes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala