OVLUÇK: Arrestimi i Xhemshit Krasniqit, sulm kundër dinjitetit të veteranëve

Autori:Avdyl Pajaziti

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është e indinjuar thellë për arrestimin e veteranit të luftës Xhemshit Krasniqi dhe keqtrajtimin e familjes së tij nga ana e Policisë.

OVLUÇK thekson se ky arrestim është vazhdimësi e sulmeve kundër dinjitetit të veteranëve të luftës, bazuar në akuza qesharake dhe të paargumentuara, që vijnë nga ana e kolaboracionistëve.

“Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bën thirrje edhe njëherë që bartësit e institucioneve të drejtësisë, të merren me fajtorët e vërtetë, ata që terrorizuan popullin shqiptar të Kosovës me dekada dhe që kryen masakrat më të tmerrshme në fundshekullin e 20-të, deri në shkallën e gjenocidit’, thuhet në reagim.

Ndërsa, sa i përket keqtrajtimit që iu bë familjes, ku nuk u kursyen as gra e fëmijë, OVLUÇK kërkon që të dënohen urdhërdhënësit, prej nivelit më të ultë e deri tek Ministri Hyseni.

“Askush në Kosovë nuk duhet të ketë guxim të e keqtrajtojë dikend, e më së paku ata që e kanë për detyrë sigurinë tonë”, thuhet në reagim.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ovluck-arrestimi-i-xhemshit-krasniqit-sulm-kunder-dinjitetit-te-veteraneve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala