OVL e UÇK-së nuk zmbrapset: Të premten protesta për Specialen

Autori:Avdyl Pajaziti

As takimi me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli nuk i bëri Shoqatat e dala nga lufta në Kosovë që të ndërrojnë mendje sa i përket krijimit të Gjykatës Speciale.

Këta të fundit kanë thënë se nuk e kanë ndërmend që të heqin dorë nga protestat që sipas tyre do të qonin në moskrijimin e Gjykatës Speciale në Kosovë.

Përfaqësuesi i organizatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Xhavit Jashari ka thënë për Indeksonline se shoqatat e dala nga lufta do të mbajnë protestë gjatë ditës së premte në të cilën do të synojnë pengimin e amendamenteve për Gjykatën Speciale në Kosovë.
“Gjatë ditës së premte ne sërish do të jemi para ndërtesës së Kuvendit. Do të mbajmë protestë, përmes së cilës do iu bëjmë thirrje deputetëve që të mos e votojnë amendamentin për Gjykatën Special”, ka thënë Jashari për Indeksonline. Ai bëri të ditur se detajet e protestës do të publikohen gjatë ditës së nesërme.

E gjatë ditës së sotme këtë shoqatë e ka vizituar kryeparlamentari Kadri Veseli. Ai u mundua ti bind veteranët se Gjykata Speciale nuk e dëmton luftën e pastër të UÇK-së/Indeksonline/

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ovl-e-uck-se-nuk-zmbrapset-te-premten-protesta-per-specialen-2/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala