OVL e UÇK-së: Nesër të gjithë në protestë

Autori:Avdyl Pajaziti

Shoqatat e dala nga lufta në bashkëpunim me organizatat studentore gjatë ditë së nesërme do të protestojnë në shenjë pakënaqësie lidhur me themelimin e Gjykatës Speciale.

“OVL bashkërisht me parlamentin e studentëve do të protestojmë për padrejtësitë që po iu bëhen Kosovës”, ka thënë Xhavit Jashari, përfaqësues i shoqatave të dala nga lufta.

Ai theksoi se me themelimin e Gjykatës Speciale dëmtohet vetëm shteti i Kosovës.

“Fillimit na është bërë padrejtësi nga armiku shekullor, tash po na bëhet padrejtësi edhe me themelimin e kësaj Gjykate”, ka shtuar Jashari, raporton Indeksonline.

Ai bëri të ditur se edhe në ditën kur do të shqyrtohet në Kuvendin e Kosovës projektligji për Gjykatën Speciale pjesëtarët e OVL-së do të jenë para ndërtesës së Kuvendit për t’iu bërë thirrje deputetëve që mos ta votojnë projektligjin për Specialen.
Ndërkaq përfaqësuesi i parlamentit studentor, Arben Ahmeti, theksoi se edhe ky parlamenti do t`i përkrah protestat e nesërme.

“Çdo përpjekje për ta njollosur luftën e UÇK-s, është e papranuar”, ka thënë ai.

E gjatë ditës së nesërme sipas Faton Klinakut, sekretar në UVL, UÇK protesta do të fillojë nesër në ora 12:00. Protestuesit do të mblidhen në sheshin kryesor të Prishtinës për të vazhduar më tej drejt selis së EULEX-it./Indeksonline/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ovl-e-uck-se-neser-te-gjithe-ne-proteste/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala