OVL e UÇK kërkon tryezë mbipartiake për të zhbllokuar Kuvendin

Autori:Gazeta Fjala

Organizate Veteranëve të Luftës së UÇK-së, duke shprehur shqetësim me bllokadën e punës së institucionit më të lartë në vend, Kuvendit të Kosovës, ka dalë me një propozim për të dalë nga situata e krijuar.

OVL e UÇK, duke konsideruar se edhe pozita edhe opozita dëshirojnë vetëm të mirën për Kosovën dhe interesat e qytetarëve të saj dhe duke besuar fuqishëm në vullnetin e faktorit politik për gjetjen e zgjidhjes që do të zhbllokonte jetën normale të institucioneve, propozon organizimin e një tryeze mbipartiake, me përfaqësues nga pozita e opozita, shoqërisë civile (ku edhe OVL do të jepte kontributin) dhe nën mbikëqyrjen e Ambasadës Amerikane.

“Tryeza, do të bënte takime të vazhdueshme, në mënyrë që në afat prej dy javësh të arrij në zgjidhjen që do të jetë e kënaqshme dhe e zbatueshme nga të gjitha palët”, thuhet në komunikatën e OVL të UÇK.

“Duke dëshiruar, që të jemi bashkë, të kemi shtet të fortë dhe institucione stabile, ne besojmë që kjo iniciativë e jona, do të has në përkrahjen e të gjithë atyre që e donë të mirën për qytetarët dhe shtetin tonë”, thuhet në komunikatë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ovl-e-uck-kerkon-tryeze-mbipartiake-per-te-zhbllokuar-kuvendin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala