OVL: Dënimi e grupit Drenica i orkestruara nga Beogradi

Autori:Avdyl Pajaziti

Pas vendimit të Gjykatës Themelore në veri të Mitorivës për dënimin e grupit Drenica 1 dhe Drenica 2 kanë reaguar organizatat e dala nga lufta duke e quajtur vendimin komplot kundër luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në reagimin e tyre thuhet se vendimet politike në emër të drejtësisë ndaj bashkëluftëtarëve tonë në rastet Drenica 1 dhe Drenica 2 janë dëshmi se e gjithë kjo është ë orkestruar nga Beogradi për ta kriminalizuar luftën çlirimtare.

Lexoni të plotë reagimin:

Për më shumë se një dekadë, ishim dëshmitarë të dështimit total të drejtësisë ndërkombëtare në Kosovë, e cila përmes mekanizmave të ashtuquajtur të drejtësisë, vazhdimisht organizoi komplote kundër luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Edhe sot, vendimet politike në emër të drejtësisë, të marrura ndaj bashkëluftëtarëve tonë në rastet Drenica 1 dhe Drenica 2, dëshmojnë se janë të orkestruara nga beogradi, janë veprime antishqiptare dhe përpjekje e vazhdueshme për kriminalizimin e luftës sonë çlirimtare, me tendenca për të barazuar luftën tonë të shenjtë me luftën kriminale dhe gjenocidale të Serbisë që e ka bërë në Kosovë.

Organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së, kundërshtojnë fuqishëm këto vendime, ashtu siç e kundërshtojnë krijimin e gjykatës speciale, sepse ndërkombëtarët që kanë ardhur për drejtësi, kanë bërë padrejtësi ndaj pjesëtarëve të Luftës së UÇK-së, gjë që edhe vet i kanë pranuar dështimet e tyre si UNMIK dhe EULEX.

Lirinë e fituam me gjak dhe falë luftës çlirimtare u krijuan Institucionet e Republikës së Kosovës, të cilat kanë obligim ta marrin kërkesën e mëhershme që ua kemi drejtuar për heqjen e kompetencave ekzekutive të EULEX-it. Gjithashtu, ju bëjmë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës, që të mos e votojnë gjykatën speciale sepse vetëm kështu ndërpriten padrejtësitë ndaj luftës çlirimtare dhe pjesëtarëve të saj.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ovl-denimi-e-grupit-drenica-i-orkestruara-nga-beogradi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala