Osmani: Moszbulimi i vrasjeve të aktivistëve të LDK-së-dështim i drejtësisë

Autori:Avdyl Pajaziti

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar veprimtarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhemail Mustafa në 15 vjetorin e vrasjes së tij.

Ajo ka thënë se dështimi më i madh i drejtësisë është në moszbulimin e vrasjeve të aktivistëve të LDK-së.

Osmani ka postuar edhe një fragment nga librit i të ndjerit “Lutje për Prishtinën”

Ja postimi i plotë i Osmanit në Facebook:

“Dështimi i drejtësisë nuk është askund më evident se sa në rastet e vrasjeve të veprimtarëve më të spikatur të LDK-së, të cilat akoma nuk janë zbardhur.

Xhemajl Mustafa mbetet simbol i guximit të shprehur paqësisht, me pendë e me vendosmëri. Shembull për gjeneratat e tanishme e të ardhshme. Shembull që do të duhej të na ndriçonte rrugën, sidomos në këto ditë që mospajtimet mes partive politike shqiptare kanë eskaluar në dhunë.

Përherë rroftë kujtimi për Xhemajl Mustafën”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/osmani-moszbulimi-i-vrasjeve-te-aktivisteve-te-ldk-se-deshtim-i-drejtesise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala