Osmani: Kërkesat e opozitës të parealizueshme

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani në një konferencë që po zhvillon me KDI, e ka quajtur të parealizueshëm kërkesën e Opozitës për heqjen e nënshkrimeve.
Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani Sipas saj, tërheqja e nënshkrimit nuk parandalon formimin e Asociacionit.
“Rrethana në të cilat jemi tregojnë për një krize të thellë institucionale. Presidentja është vonuar shumë në thirrjen e liderëve politikë”, tha ajo.
Madje, Osmani vlerëson se deklarimet e Presidentes, të cilat kanë qenë të njëjta me të Qeverise, sipas saj ka irrituar deputetët e opozitës.
“Zgjidhja mendoj se është e mundshme nëse ka një bashkëveprim me ambasada”, ka përfunduar ajo. /lajmi.net