Osmani e Deda nuk do të jenë në Kuvend të premten, parashikojnë dhunë (Video)

Autori:Avdyl Pajaziti

Përdorimi i gazit lotsjellës në seancat e fundit të Kuvendit të Kosovës, nga deputetet e partive opozitare ka bërë që disa nga deputetet të braktisin seancat plenare të Kuvendit.

Vjosa Osmani deputete e LDK-së dhe ilir Deda deputetë i Vetëvendosjes, kanë bërë të ditur se nëse nuk ka ndonjë ndryshim të qëndrimeve nga partitë opozitare, atëherë nuk do të marrin pjesë në seancën e së premtes.

Sipas tyre në një situatë të tillë nuk ka arsye të shkohet, e as të mbahet seanca pasi ka gjasa të mëdha për situata të dhunshme në atë seancë.

“Nëse deri te premten nuk ka shenja te përmirësimit te situatës për mbajtjen e seancës, nuk do të marr pjese ne seancën e Kuvendit, për shkaka se shoh potencial te madh për dhune”, ka thënë Osmani të mërkurën në një tryezë të mbajtur në Prishtinë, raporton lajmi.net.

I të njëjtit mendim është edhe deputeti Ilir Deda. Ai ka thënë se në rrethanat aktuale nuk  e sheh të arsyeshme për të marr pjesë në seancë e së premtes.

“Nëse nuk ka ndonjë ndryshim te situatës nuk ka arsye për te marr pjesë ne seance”, u shpreh Deda.

Seanca e Kuvendit të Kosovës është thirrur për të premten nga ora 16:00, për të cilën partitë opozitare kanë paralajmëruar se do ta bllokojnë serish. /lajmi.net

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/osmani-e-deda-nuk-do-te-jene-ne-kuvend-te-premten-parashikojne-dhune-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala