Osmani dhe Deda me plan konkret për dalje nga kriza politike

Autori:Avdyl Pajaziti

Vjosa Osmani dhe Ilir Deda bashkë me përfaqësues të shoqërisë civile pritet të flasin më në detaje sot në Info Magazine të Klan Kosovës.

Për pak çaste në ambientet e Kuvendit të Kosovës pritet të zbulohet një ide konkrete nga deputetët për të dalë nga kriza politike që po vazhdon qysh nga 11 korriku i këtij viti.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani dhe Ilir Deda nga Lëvizja Vetëvendosje, do të dalin para medieve me një propozim pesë pikësh për liderët e subjekteve politike, njofton Klan Kosova.

Siç merr vesh Klan Kosova, kjo platformë e hartuar nga dy deputetët që kanë mbajtur deri më tani një pozicion neutral politik, pritet të përfshijë edhe akterë tjerë institucionalë, përfaqësues ndërkombëtarë dhe nga shoqëria civile.

Platforma pesë pikëshe që kërkon hetim parlamentar për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi si dhe zgjidhje të qëndrueshme institucionale për Asociacionin e Komunave Serbe do t’u dorëzohet pesë liderëve politik në Kosovë, si një tentativë konkrete për të tejkaluar ngërçin politik.

Osmani dhe Deda bashkë me përfaqësues të shoqërisë civile pritet të flasin më në detaje sot në Info Magazine të Klan Kosovës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/osmani-dhe-deda-me-plan-konkret-per-dalje-nga-kriza-politike/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala