Osmani: Buxheti duhet të kalojë, ose rrezikohet zhvillimi i shtetit

Autori:Avdyl Pajaziti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Naser Osmani ka thënë se projektbuxheti i Kosovës për vitin 2016 duhet të kalojë, përndryshe vihet në rrezik zhvillimi i shtetit.

Naser Osmani, ka thënë se ata nuk janë aspak të varur nga opozita në Komision, edhe pse do të dëshironte që përfaqësuesit e saj të jenë prezent vazhdimisht.

“Ne nuk jemi aspak të varur nga opozita në Komision, pavarësisht kësaj do kisha dëshiruar që ata të jenë prezent vazhdimisht”.

Ai këto komente i ka bërë në emisionin Info Magazine, në Klan Kosova.

Më tutje Osmani ka folur rreth prezantimit të projektbuxhetit të Kosovës për vitin 2016.

“Ne e kaluam sot pa asnjë problem, por mua më brengos se si do të procedohet në seancë, sepse do të kalojë në dy lexime”.

Ai ka shtuar se opozita nuk duhet të bëjë kundërshtime pa pasur fakte, ndonëse gjithmonë e bënë një gjë të tillë.

Ai ka folur gjithashtu edhe rreth vazhdimit të punës së Kuvendit.

“Seanca duhet të mbahet, por ajo se çfarë ka ndodhur ka qenë e papranueshme”.

Sipas tij, mbajtja e seancës për buxhetin duhet të mbahet sepse nëse ndodh e kundërta atëherë do ishte në dëm të shtetit.

“Dokumenti duhet të aprovohet, sepse kjo rrezikon moszhvillimin e shtetit”.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/osmani-buxheti-duhet-te-kaloje-ose-rrezikohet-zhvillimi-i-shtetit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala