OSHP:Spitali Regjional i Ferizajt shkeli ligjin e prokurimit

Autori:Gazeta Fjala

Organi Shqyrtues i Prokurimit i kërkon Spitalit Regjional të Ferizajt që të zgjas afatin për dorëzimin e ofertave nga ana e kompanive të interesuara, lidhur me tenderin “Ndërtimi i Spitalit të ri te kodra e kazermës në Ferizaj”.

Pasi që ka konfirmuar se autoriteti kontraktues Spitalit Regjional e ka përpiluar dosjen e tenderit në kundërshtim me dispozitat e ligjit të prokurimit.

“Si dhe nuk ka përpiluar specifikime teknike në dispozitat e lartcekura”, shkruan në vendim.

OSHP i jep të drejtë kompanisë ankuese “Tosi Ing” nga Prishtina. Dhe kërkon nga Spitali regjional që me përsëritjen e tenderit të merr parasysh vlerësimet e Panelit Shqyrtues.

Procedurat për këtë tender janë hapur në muajin tetor./ Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/oshpspitali-regjional-i-ferizajt-shkeli-ligjin-e-prokurimit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala