OSHP-ja refuzon ankesën kundër KEK-ut për kurdisje të tenderit

Autori:Avdyl Pajaziti

Organi Shqyrtues i Prokurimit ka hedhur poshtë pretendimet e dy kompanive ndaj KEK-ut në tenderin për furnizim me mekanizëm të rëndë.

Kompania “Lager Trade” dhe “Teknoxgroup Kosovo” e kanë akuzuar KEK-un për kufizim të konkurrencës së drejtë, duke ia përshtatur specifikacionet teknike vetëm një prodhuesi. Këto dy kompani i kanë shpalosur ankesat e tyre para panelit treanëtarësh të OSHP-së në seancën kryesore për këtë tender. Ky tender është i ndarë në 8 lote -pjesë dhe është shpallur gjatë muajit prill. Vlera e tenderit mund të arrijë deri në 3 milionë euro.

Nikola Mediç, përfaqësues i kompanisë “Lager Trade”, me seli në Kroaci, ka thënë se KEK-u është duke favorizuar prodhuesin “Liebherr”. Ky prodhues, sipas tij, përfaqësohet në Kosovë nga kompania “ORTU” dhe “T&C”.

“Nëse merret për bazë se ‘ORTU’ përfaqëson ‘Liebherr’, ‘T&C’ përfaqëson ‘Volvon’ dhe të dyja firmat kanë autorizimin e ‘Liebherrit’ dhe automatikisht kuptohet se mund të dirigjohet, shkruan Koha Ditore.

Mediç ka kërkuar që OSHP-ja të kthejë në ritenderim këtë proces të prokurimit për furnizim me mekanizëm të rëndë, apo të bëhet edhe një ekspertizë e pavarur, pasi, sipas tij, eksperti teknik i angazhuar nga OSHP-ja ka bërë lëshime.

Të njëjtën ankesë e ka bërë edhe Gani Shashivari, nga kompania “Teknoxgroup Kosovo”

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/oshp-ja-refuzon-ankesen-kunder-kek-ut-per-kurdisje-te-tenderit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala