OSHP-ja e kërcënon me gjobë KEK-un dhe me marrje të licencës së prokurimit

Autori:Avdyl Pajaziti

Zyrtari i Prokurimit i KEK-ut rrezikon të mbetet pa licencë të punës për shkak të moszbatimit të një vendimi të Organit Shqyrtues të Prokurimit.

Ky i fundit i ka dhënë pesë ditë afat KEK-ut që të rivlerësojë tenderin për blerjen e buldozerit, ashtu siç thuhet në vendimin e OSHP-së për të njëjtin tender.

Përveç marrjes së licencës së dy zyrtarëve, Gjykata e Tenderëve ka kërcënuar se do të gjobitë me pesë mijë euro KEK-un nëse nuk rivlerësohet tenderi, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Paneli shqyrtues konstaton se… mosrespektimi i njoftimit të dt. 25 mars 2015 e detyron atë që konform dispozitave ligjore të nenit 131 të LPP-së ndaj autoritetit kontraktues të vendosë një gjobë prej jo më pak se 5.000 (pesë mijë) eurosh, kurse ndaj zyrtarit përgjegjës të prokurimit do të jetë e obliguar që konform nenit 25 pika 8 e LPP-se të marrë vendim për marrjen e certifikatës së prokurimit, për bishtnim-ikje të përmbarimit të vendimit të OSHP-së”, thuhet në vendimin e OSHP-së.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/oshp-ja-e-kercenon-me-gjobe-kek-un-dhe-me-marrje-te-licences-se-prokurimit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala