OSHP ia kthen mbrapsht tenderin MZHE-së (Dokument)

Autori:Avdyl Pajaziti

Organi Shqyrtues i Prokurimit ia ka anuluar një tender Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik për renovimin e pesë ndërtesave institucionale.

Dy operator “Pe-vla-ku” dhe ‘Everest” kanë bërë ankesë në OSHP ku edhe iu është miratuar ankesa e tyre që ka detyruar kthimin në pikën zero, raporton Indeksonline.

Në vendimin e OSHP-së, thuhet se “Operatori Ekonomik “Pe-vla-ku”, në Prishtinë si palë e pakënaqur ka parashtruar ankesë në OSHP lidhur me aktivitetin e prokurimit “Renovimin e 5 ndërtesave: Ministria e Kulturës, Fakulteti Teknik, Klinika Dermatologjike- Plumare, Agjencioni i Statistikave dhe Fakulteti i Kimisë të gjitha në Prishtinë- Kosovë, projekt i Energjisë Eficente dhe Energjisë së Ripërtritshme”, ku është aprovuar si e bazuar këkresa e këtyre dy opratorëve.

OSHP e ka urdhëruar palën kontraktuese që ta rikthejë tenderin që nga fillimi, dhe tua kthej operatorëve ankues nga 500 euro, shpenzime që janë kryer për ankesë./Indeksonline/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/oshp-ia-kthen-mbrapsht-tenderin-mzhe-se-dokument/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala