OSHP anulon tenderin e ministrisë së Financave

Autori:Gazeta Fjala

Gjykata e tenderëve ka gjetur se ministria e Financave ka bërë dallavere në tenderin për bashkimin e Administratës Tatimore të Kosovës dhe Doganës së Kosovës.

OSHP ka kërkuar nga Ministria e Financave që ta anuloj aktivitetin e prokurimit ‘Asistimin e Departamentit ligjor për Realizimin e programit Legjislativ 2015 dhe procesin e bashkimit të AKT-së dhe DK-së”.

E gjithë kjo pas ankesës që kompania  ofertuese “Delotitte Kosova” ka bërë lidhur këtë tender, fituesi i së cilës ishte bërë publike me 16 nëntor 2015, raporton Gazeta Fjala.

Paneli shqyrtes i OSHP-së ka konstatuar se Ministria e Financave si autoritet kontraktues nuk ka përgatitur dosjen e tenderit në pajtueshmëri me ligjin e prokurimit.

“Tenderi nuk është përgatitur conform nenit 27 të LPP-së dhe nenit 17 pika 4 të udhëzuesit operativ për prokurim public, për faktin se dosja e tenderit duhet të përmbaj të gjitha informatat relevante për kontratën në fjalë, që operatorët ekonomik të interesuar duhet të dinë për përgatitjen e tenderëve pa kërkuar informata shtesë”, shkruan në vendimin e 15 janarit.

Ministria e Financave duhet ta njoftoj me shkrim panelin shqyrtues për të gjitha veprimet e ndërmarra me këtë prokurim./ Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/oshp-anulon-tenderin-e-ministrise-se-financave/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala