OSHP anulon tenderin e Klinës për ndërtim të rrugëve të qytetit

Autori:Gazeta Fjala

Kthehet në rivlerësim tenderi i komunës së Klinës për ndërtimin e rrugëve të qytetit.

Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik ka marrë vendimin për anulim të këtij tenderi pas ankesave të dy operatorëve ekonomik pjesëmarrëse në tender.

OSHP i jep të drejtë kompanive ankuesve “R&Rukolli” dhe “Rsm company”. Ato pretendonin se komuna e Klinës shkeli ligjin e prokurimit, raporton Gazeta Fjala.

“Sakëstishtka shkelur  dispozitat e përgjithshme për përzgjedhjen e pjesëmarrjësve, ekzaminimin, vlerësimin dhe krahasimi i tenderëve, kriteret për dhënie, aftësia teknike etj” , shkruan në vendimin e Oshp-së.

Ky organ njofton se paneli shqyrtues ka konstatuar se autoriteti me rastin e vlerësimit të ofertave për tenderin “ ndërtimi I sheshit-rrugëve të qytetit , infrastrukturës nëntokësore dhe mbitokësore” nuk ka respektuar disa dispozita të ligjit e prokurimit. / Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/oshp-anulon-tenderin-e-klines-per-ndertim-te-rrugeve-te-qytetit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala