Oscar mund të largohet nga Chelsea

Bosi i Chelsea-t tha se performanca e Oscar-it “nuk ishte mjaft e mirë”
Jose Mourinho ka lënë të kuptohet se mesfushori brazilian Oscar është tepricë të kërkesave në Chelsea, pasi e ka kritikuar performancën e tij kundër Stoke të shtunën.
Oscar u zëvendësua në pjesën e parë,dhe largimi i tij nga Stamford Bridge është shumë i mundshëm.
Në konferencën e pas ndeshjës, menaxheri i bluve tha: “Unë nuk mendoj se ai kishte një performancë të keqe, unë vetëm mendoj se ai nuk ishte mjaft i mirë, ky është një dallim i madh.”
Disa raporte të kohëve të fundit flasin se 23 vjeçari do të mund të përfshihet në një marrëveshje shkëmbimi me mesfushorin e Juventus-it Paul Pogba.
Oscar ka dështuar për të shënuar në 12 paraqitjet e tij të fundit për Chelsea-n, dhe nuk ka asistuar për gati tre muaj.