OSBE trajton çështjen e fëmijëve lypsarë në Kosovë

Autori:Avdyl Pajaziti

Misioni i OSBE-së në Kosovë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Terre des Hommes, organizojnë sot në Prishtinë një konferencë për të drejtat e fëmijëve, me theks të veçantë në fëmijët lypsarë.

Konferenca do të mbledhë së bashku përfaqësues të institucioneve dhe të shoqërisë civile nga Prishtina e Tirana për të diskutuar bashkëpunimin institucional në trajtimin e çështjes së fëmijëve lypsarë dhe protokollin për bashkëpunim policor në parandalimin, kufizimin dhe luftimin e trafikimit me njerëz, në radhë të parë me fëmijë.

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Jean-Claude Schlumberger; zëvendësministri për Punë të Brendshme i Qeverisë së Kosovës, Milan Radojević; zëvendësministrja për Punë dhe Mirëqenie Sociale e Qeverisë së Kosovës, Rita Hajzeraj-Beqaj; drejtoresha e Njësisë Anti-Trafikim e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Anila Trimi dhe drejtoresha e Terre des Hommes për Shqipëri dhe Kosovë, Jezerca Tigani, do të mbajnë fjalime hyrëse.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/osbe-trajton-ceshtjen-e-femijeve-lypsare-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala