OSBE organizon konferencë rajonale për luftimin e korrupsionit

Autori:Avdyl Pajaziti

Misioni i OSBE-së në Kosovë do të nis nesër një konferencë dy-ditore për luftimin e korrupsionit ku do të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve, policisë dhe shoqërisë civile nga rajoni.

Gjatë konferencës, pjesëmarrësit nga Beogradi, Lubljana, Podgorica, Prishtina, Sarajeva, Shkupi, Tirana, dhe Zagrebi do te diskutojnë për situatën aktuale, mundësitë dhe sfidat, si dhe do të shqyrtojnë praktikat më të mira rajonale në luftimin e korrupsionit, me theks të veçantë në konfiskimin e aseteve dhe hetimet financiare.

Konferenca, pjesë e projektit të financuar nga qeveria gjermane dhe implementuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë për të ndihmuar Policinë e Kosovës në luftimin e korrupsionit të nivelit të lartë, do të shërbej edhe si një mundësi për të vendosur dhe përmirësuar kontakte në mes të policive dhe institucioneve të rajonit për këtë temë të rëndësishme.

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jean-Claude Schlumberger, Ambasadorja Gjermane në Prishtinë, Ambasadorja Angelika Viets, dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni do të bëjnë hapjen e konferencës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/osbe-organizon-konference-rajonale-per-luftimin-e-korrupsionit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala