OSBE mirëpret rekomandimet e Kuvendit për RTK-në  

Autori:Zekirja Shabani

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jean-Claude Schlumberger, ka mirëpritur rekomandimet e bëra të enjtent nga Kuvendi i Kosovës për transmetuesin publik, Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

“E përgëzoj Kuvendin për hapat e ndërmarrë për të shqyrtuar performancën dhe financat e transmetuesit publik. Është përgjegjësi e Kuvendit si institucioni kryesor mbikëqyrës në Kosovë që t’i përgjigjet shqetësimeve të ngritura javëve të fundit në lidhje me RTK-në,” tha Schlumberger. “Pres nga akterët relevant që të veprojnë shpejt dhe të adresojnë rekomandimet e Kuvendit. Pavarësia editoriale dhe menaxhimi i mirë janë parakushte themelore për një transmetues publik funksional e kredibil.”

Rekomandimet vijnë pas shqetësimeve të ngritura kohët e fundit nga disa redaktorë dhe nga sindikata e RTK-së, si dhe disa përfaqësues politik, në lidhje me politikat redaktuese dhe menaxhimin e përgjithshëm të transmetuesit publik.

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka për mandat mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, demokratizimin dhe zhvillimin e sektorit të sigurisë publike. Ndihmon në ruajtjen e lirisë së mediave dhe lirisë së shprehjes dhe përkrah zhvillimin e mediave.

Rekomanrimet e miratuara

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë  miratuar rekomandimet lidhur me zhvillimet në transmetuesin publik të Kosovë. Kështu, Kuvendi, si themelues i RTK-së, rekomandon auditorin e përgjithshëm të bëjë një auditim rreth menaxhimit financiar të RTK-së.

Së bashku me shqyrtimin e raportit vjetor të RTK, të shqyrtohet edhe Raporti i Përformancës dhe raportet financiare të RTK-së të hartuara nga Auditori i Përgjithshëm. Pas shqyrtimit të raportit dhe bazuar në të gjeturat e tij, Kuvendi do t’i ndërmarrë veprimet siç përcaktohen me ligjet ne fuqi duke Kuvendi kërkon që të te zbatohet Ligji për RTK-në neni 8 nga pika 3 deri te pika 6, për përfaqësimin e programit për komunitetet jo shumicë jo serbe.

Kuvendi i Republikës së Kosovës, si organ themelues i RTK-së, i kërkon Bordit të RTK-së si organi më i lartëmbikëqyrës, që urgjentisht të adresojë të gjitha problemet e ngritura në Kuvendin e Kosovës.

Bordi i RTK-së, në veçanti duhet të shqyrtojë përjashtimin nga puna të kryetarit dhe nënkryetarit të sindikatës të punëtorëve të RTK-së dhe të ndërmerr veprimet e nevojshme ligjore dhe për këtë ta njoftojë Kuvendin deri me 15 prill 2015.Aktualisht deputetët janë duke votuar kandidatët për Avokat të Popullit, me votim të fshehtë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/osbe-mirepret-rekomandimet-e-kuvendit-per-rtk-ne/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala