Organizatat studentore, “argatë” të politikës

Autori:Avdyl Pajaziti

Organizatat studentore si pasojë e ndikimeve politike janë shndërruar në “argatë” të partive politike në Universitetin e Prishtinës.

Kështu kanë vlerësuar njohësit e funksionimit të organizatave studentore, të cilët thonë se përfaqësuesit e studentëve nuk janë duke punuar për interesat e studentëve, por po u shërbejnë interesave të njerëzve të politikës.

Kryeredaktori i revistës ndërkombëtare “MathProblems”, Valmir Krasniqi, ka thënë për “Zërin” se ndikimi i politikës në organizatat studentore është aq i madh saqë edhe në organizata studentore është instaluar logjika e organizimeve partiake.

“Ndikimi i partive politike tek organizatat studentore është jashtëzakonisht i fuqishëm. Studentët i kanë shtatë vota në Senat, përmes këtyre votave shumica e figurave politike e kanë fituar postin e dekanit. Këta dekanë e kanë sjellë logjikën e organizimeve partiake tek organizatat studentore”, ka vlerësuar Krasniqi.

Më tej ai ka thënë se nuk mbahet në mend ndonjëherë që Parlamenti Studentor ka protestuar kundër këtyre dekanëve.

Madje, ka rikujtuar protestën në mbrojtjen e figurave politike brenda UP-së (rasti i ish-rektorit, Ibrahim Gashi).

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/organizatat-studentore-argate-te-politikes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala