Nesër merr fund bota

Autori:Avdyl Pajaziti

Ka kaluar më se një javë prej hënës së përgjaktë dhe parashikimet për pasojat përcjellëse kanë dalë të gabuara. Tani organizatat krishtere thonë se bota do të marrë fund më 7 tetor

“Pasi i ka mbijetuar hënës së përgjaktë të shtatorit, bota jonë do të shkatërrohet përgjithmonë të mërkurën, më 7 tetor”, ka paralajmëruar një organizatë krishtere.

Vëllazëria “eBible” me seli në Filadelfia ka thënë se e ka bazuar parashikimin e saj për një shkatërrim total gjatë tetorit në pohimin e mëhershëm se bota do të marrë fund më 21 maj 2011. Pasi që parashikimi se bota do të shkatërrohej në maj të 2011’ës, atëherë organizata beson se këtë herë e kanë datën e saktë, shkruan The Guardian.

“Bazuar në të thënat e Biblës, duket se 7 tetori do të jetë dita që Zoti e ka caktuar: në të cilën bota do të vdesë”, ka thënë Chriss MCCann, anëtar i kësaj organizate.

“Do të zhduket përgjithmonë. Do të asgjësohet”.

McCann duke interpretuar Biblën ka thënë se bota këtë herë do të shkatërrohet me zjarr.

Hëna e përgjaktë dhe superhëna që janë shfaqur gjatë shtatorit kanë kaluar pa ndonjë pasojë, pa marrë parasysh që ishte përfolur se këto fenomene do ta shënonin fillimin e apokalipsit. Liderë të ndryshëm religjiozë patën thënë shfaqja e hënës së përgjaktë do të përcillej me një varg fatkeqësish që do ta qonin planetin në shkatërrim të plotë brenda shtatë vitesh.

Sipas këtij parashikimi këtë herë nuk do të ketë shpëtim, bota do të marrë fund.

“Zoti e ka shkatërruar njëherë botën me ujë, përmes vërshimeve, në kohën e Noah’s. Ndërsa Zoti ka thënë se nuk do ta bëjë prapë, jo me ujë. Por ai thotë në një citat të Biblës se do ta shkatërrojë botën përmes zjarrit”, ka thënë McCann.

Në anën tjetër, shkencëtarët kanë teori të ndryshme në lidhje me shkatërrimin e botës, ndërsa asnjëra nga këto teori nuk përputhen me parashikimin se bota do të shkatërrohet nesër. /gazetaexpress

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/organizatat-krishtere-thone-se-neser-merr-fund-bota/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala