Orari i Tregut mobil të fermerëve në Prishtinë

Tregjet e fermerëve ekzistojnë në gjithë botën dhe pasqyrojnë kulturën dhe ekonominë lokale të vendeve ku veprojnë, ndërsa tashmë edhe Prishtina e ka tregun mobil të fermerëve ku ofrohen produktet bujqësore vendore. Ky treg zyrtarishtu lansua me 3 Nëntor 2015, ndërsa tani ka filluar të vendoset në lagje të ndryshme të qytetit të Prishtinës.
Për të blerë produkte bujqësore vendore në javën e fundit të muajit Nëntor, ju mund ta vizitoni Tregun në këto lagje sipas orarit:
e Martë, 24 Nëntor – Lagjja Taslixhe – Parkingu në hyrje të Parkut Taukbahqe
e Enjte, 26 Nëntor – Lagjja Ulpianë – Parkingu te Fontana
e Shtunë, 28 Nëntor – Lagjja Tophane – sheshi “Adem Jashari”
Tregjet janë të hapura nga ora 9:00 – 17:00.
Përvec lagjeve të lartëcekura, nga muaji Dhjetor tregu do të vendoset edhe në këto lagje:
Lagja Qendër – sheshi “Zahir Pajaziti”
Lagja Arbëri – Parkingu i Komunës së Re
Lagja Kodra e Trimave – parkingu i shkollës fillore “Hilmi Rakovica”
Lagja Bregu i Diellit – Parkingu i veturave te banesat e bardha
Lagja Mati 1 – parkingu i shkollës fillore “Pavarësia”
Qytetarët e Prishtinës do te informohen më kohë për orarin në këto lagje
Tregut mobil të fermerëve në Prishtinëi jep mundësi banorëve të lagjeve të ndryshme të Prishtinës të kenë qasje të shpejtë dhe të sigurt në produktet bujqësore vendore, të cilat janë më të fresketa, të shëndetshme dhe më afër konsumatorit.
Për tu informuar më shumë rreth tregut, vizitoni faqën www.tregu-pr.com apo pëlqejëni atë në Facebook: www.facebook.com/tregupr /