Ora që u shit për 1,6 milionë dollarë

Autori:Avdyl Pajaziti

Një orë jashtëzakonisht e rrallë, që mbahej nga një austronaut amerikan në Hënë në vitin 1971, u shit në ankand për më shumë se 1,6 milionë dollarë, në Boston, njoftuan organizatorët e këtij ankandi.

Dave Scott, shefi i misionit ”Apollo 15”, mbante këtë orë të markës ”Bulova Chronograph” gjatë daljes së tij të tretë në Hënë, pasi ora e tij standarte zvicerane që përdorte në këto misione, një ”Omega Speedmaster”, ishte dëmtuar.

Bëhet fjalë për orën e vetme që është mbajtur në Hënë dhe që është pronësi të një privati.

Kjo është gjithashtu e vetmja orë e prodhuar në Amerikë që është mbajtur në Hënë.

Ajo u shit 1,625 milionë dollarë, disa herë më shumë sesa vlerësimi fillestar, që parashikohej të shitej nga 750 mijë në një milion dollarë.

Të gjithë austronautët e tjerë që kanë vajtur në Hënë mbanin ora të tipit ”Omega Speedmaster” të dhëna nga NASA. Ato konsiderohen si pronësi e shtetit amerikan.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ora-qe-u-shit-per-16-milione-dollare/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala