Partitë opozitare Vetëvendosje, AAK dhe NISMA për Kosovën kanë vazhduar edhe sot të kërkojnë tërheqjen e Kosovës nga dy marrëveshjet, njërën me Serbinë e tjetrën me Malin e Zi, në të kundërtën kanë kërkuar dorëheqjen e qeverisë.
“Ne, si opozitë, të vetëdijshëm se ju e përmbyset kuvendin dhe se qeveria është jolgjitime, do të vazhdojmë të rezistojmë deri në tërheqjen e vendimeve të dëmshme. Tërheqje ose Dorëheqje”, thuhet në kërkesën e tri partive opozitare.
Ato i bënë thirrje qeverisë t’i ndalë fyerjet dhe dhunën që po ushtron mbi opozitën, duke përsëritur se nuk do të lejojnë mbajtjen e mbledhjeve të Kuvendit pa u tërhequr marrëveshjet e dëmshme, transmeton Gazeta Fjala.