Opozita thotë i ka mbetur vetëm rruga e protestave

Autori:Avdyl Pajaziti

Deputetët e opozitës kanë deklaruar se pas suspendimit të sotëm të tyre nga seanca plenare, ju ka mbetur vetëm një rrugë – Protesta.

Aida Dërguti, deputete e VV-së ka thënë se suspendimi i tyre është në kundërshtim me Rregulloren dhe Kushtetutën.

“Neve na ka mbetur vetëm një rrugë – Protesta. Edhe ajo është demokratike”, ka thënë Dërguti.

Reagim të njëjtë ka pasur edhe deputeti i AAK-së, Bali Muharremaj që ka thënë se opozita do të protestojë deri sa marrëveshjet të tërhiqen.

Enver Hoti i Nismës për Kosovën ka thënë se policia është duke mbrojtur marrëveshjet për Demarkacionin dhe Asociacionin.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/opozita-thote-i-ka-mbetur-vetem-rruga-e-protestave/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala