Opozita tërheqë fjalimet e paralajmëruara për Gjykatën Speciale

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka bërë të ditur se deputetët opozitarë i kanë tërhequr fjalimet që i kanë paralajmëruar.
Përndryshe 23 deputetë ishin lajmëruar për të diskutuar, në pjesën e dytë të seancës së sotme parlamentare, transmeton Klan Kosova.
Kujtojmë se sot Kuvendi i Kosovës është mbledhur për të votuar ligjin për krijimin e Gjykatës Speciale, e cila do të gjykojë pretendimet e senatorit zviceran, Dick Marty, se ushtarët e Ushtrisë e Çlirimtare të Kosovës kanë kryer krime kundër popullatës civile gjatë dhe pas luftës së vitit 1999.