Opozita takohet nesër për të vendosur se çka do të bëjnë

Autori:Avdyl Pajaziti

Glauk Konjufca i VV-së, në një konferencë të përbashkët të opozitës për media tha se nesër do të takohen të tri partitë dhe do të diskutojnë për hapat e mëtutjeshëm

“Megjithatë ende pa u takuar e folur ne e dimë një gjë që nuk do të ndalemi deri në tërheqjen e dy marrëveshjeve”, tha Konjufca.

“Ndodhem këtu në hollin e selisë së VV-së, pasi që policia na lejoj të hyjmë dhe pas atyre ngjarjeve tronditëse që patët rastin ta shihni edhe vet. Pra diku prej orës 3 pasdite deri tash selia u mbajt e bllokuar. Kjo nuk ndodh në asnjë vend evropian çfarë kanë bërë sot. Të përdorësh policinë si mjet politik për të shkaktuar dhunë, për t’i arrestuar mbi 100 aktivistë dhe deputet, kjo nuk mund të quhet tjetër përveç se një terror dhe për këtë duhet të mbahet përgjegjëse qeveria e Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.

Tutje sipas tij, policia ka hyrë në selinë e VV-së me pushkë automatike duke ua drejtuar aktivistëve, duke i përplasur ata për tokë, duke përdorur dhunë.

“I kanë kapur për flokësh edhe aktivistet femra. Kjo tregon se nuk ishte thjeshtë qëllimi për arrestimin e Albin Kurtit”, ka thënë ai.

Bashkë me të në konferencë janë paraqitur edhe Ahmet Isufi i AAK-së dhe Bilall Sherifi i Nismës për Kosovën.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/opozita-takohet-neser-per-te-vendosur-se-cka-do-te-bejne/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala