Opozita: “Takimi pozitë-opozitë ndodhë, nëse Isa tërheq nënshkrimin” (Video)

Autori:Avdyl Pajaziti

Një takim me opozitën, siç po e do kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, ka gjasa të ndodhë vetëm nëse kryeministri Mustafa i tërheq nënshkrimet nga 4 marrëveshjet e Brukselit.

Partitë opozitare thonë se një takim, qoftë me kryeministrin, qoftë me kryeparlamentarin, a me këdo tjetër, do ta pranonin vetëm nëse paraprakisht Isa Mustafa tërhiqet nga obligimet që i mori më 25 gusht, raporton KTV.

Kryetar i AAK-së thotë se situata po shkon vetëm duke u përkeqësuar, ndërsa Dardan Molliqaj i VV-së thotë se s’do të ketë funksionim të kuvendit e të qeverisë, pa u tërhequr nënshkrimet nga marrëveshjet.

Ndërsa për analistin Artan Muhaxhiri, këto kërkesa janë të pamundura dhe të parealizueshme dhe për këtë, sipas tij, janë të vetëdijshëm edhe ata që vetë po e kërkojnë këtë, sepse është projekt, për të cilin kanë vendosur fuqitë e mëdha.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/opozita-takimi-pozite-opozite-ndodhe-nese-isa-terheq-nenshkrimin-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala