Opozita sot kërkon dorëheqjen e Qeverisë

Autori:Gazeta Fjala

Tri partitë opozitare, Vetëvendosje, AAK dhe NISMA, pas përgatitjeve intensive dhe mobilizimit të strukturave të tyre partiake, sot protestojnë për të kërkuar dorëheqjen e Qeverisë së Kosovës.

Protesta, sipas paralajmërimit, do të fillojë në orën 14:00 te Biblioteka Kombëtare.

Derisa është përsëritur vazhdimisht se protesta do të jetë paqësore, liderët opozitarë kanë deklaruar se kjo protestë do të sjell fundin e kësaj Qeverie, që ata e konsiderojnë shkelëse të Kushtetutës së vendit për shkak të marrëveshjeve me Serbinë e Malin e Zi.

Ndërkohë, bashkësia ndërkombëtare vazhdimisht ka përsëritur kërkesën për protestë të qetë dhe jo me skena dhune.
Protesta e fundit që mbajti opozita, më 9 janar, u përfol si më masivja e Kosovës së pasluftës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/opozita-sot-kerkon-doreheqjen-e-qeverise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala