Opozita shqyen letrat mbi pikturat që u mbuluan me kërkesë të serbëve

Autori:Gazeta Fjala

Dy piktura që gjendeshin të mbuluara në hollin e Kuvendit, me motive kombëtare tashmë janë zbuluar nga deputetë të tri partive opozitare.

Ato janë zbuluar nga deputeti i AAK-së Pal Lekaj dhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje Faton Topalli.

Lekaj dhe Topalli, janë ndihmuar nga kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, dhe ai i Nismës Fatmir Limaj.

Pikturat, të cilat tregojnë momentet historike të popullit shqiptar, ishin vendosur nëpër ambientet e Kuvendit, në kohën kur kryetar i legjislativit ishte Nexhat Daci.

Këto pikturat u mbuluan për shkak të ankesës së parashtruar nga deputetët e minoritetit serb, të cilët atëbotë thanë se këto piktura paraqesin vetëm historinë e popullit shqiptarë.

op

opozita-3

opozita2

opozita-1

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/opozita-shqyen-letrat-mbi-pikturat-qe-u-mbuluan-me-kerkese-te-serbeve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala