Opozita s’e di datën

Autori:Avdyl Pajaziti

Partitë opozitare janë të vendosura që të mos i ndalin protestat deri në rrëzimin e Qeverisë dhe anulimin e marrëveshjeve për Asociacionin dhe Demarkacionin, ndonëse thonë se ende nuk e dinë datën se kur do ta organizojnë protestën e radhës.

Në anën tjetër kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, edhe dje rikonfirmoi pozicionin e Qeverisë.

“Qeveria do të vazhdojë të punojë deri në vitin 2018”, ka thënë kryeministri Mustafa në homazhet që ka bërë tek varri i Enver Malokut, me rastin e 17-vjetorit të vrasjes së tij.

Ndërsa, zyrtarë të Lëvizjes “Vetëvendosje” thonë se protesta e 9 janarit ka dëshmuar se nuk do të ketë më kthim mbrapa. “Protesta e 9 janarit ‘Për shtet me sovranitet, kundër Qeverisë antikushtetuese’ ishte protestë e fuqishme dhe masive. Qeveria ‘Mustafa-Thaçi-Lista Serbe’ duhet të largohet një orë e më parë”, thuhet në përgjigjen që kjo Lëvizje ia ka dërguar gazetës “Zëri”..

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/opozita-se-di-daten/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala