Opozita refuzon planin Deda-Osmani

Autori:Avdyl Pajaziti

Plani pesë pikësh i Vjosa Osmanit dhe Ilir Dedës, bëri Ramush Haradinajn të luaj me përgjigje diplomatike duke thënë se “i ftoj të vinë në manifestimin e 28 Nëntorit”. Ai më pas tha se plani është i pamjaftueshëm për opozitën, duke potencuar se caku i tyre është anulimi i marrëveshjeve.

Haradinaj përsëriti qëndrimin e tyre që nuk dëshirojnë pushtetin me anë të këtyre veprimeve, transmeton Koha.net.

Ndërsa Visar Ymeri tha se planet e opozitës dhe qeverisë janë diametralisht të ndryshme. Për Ymerin çfarëdo bisedimi me Thaçin dhe Mustafën është e kot, sepse ata po thonë se do të zbatohen.

“Nëse 10 minuta para seancës, anulohen marrëveshjet, ne marrim pjesë qetë në seancë”, tha Ymeri.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/opozita-refuzon-planin-deda-osmani/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala