Opozita refuzon npresidenten Jahjaga

Autori:Avdyl Pajaziti

Tri partitë politike që kanë krijuar tashmë frontin opozitar vazhdojnë ta sfidojnë kryeministrin Kosovës, Isa Mustafa, për nënshkrimin e dy marrëveshjeve të fundit, madje thonë se aksionet e tyre në Kuvend dhe jashtë tij, do të intensifikohen.

Opozitarët po ashtu kundërshtojnë çdo përpjekje të presidentes Atifete Jahjaga në këtë proces, në rolin e ndërmjetëses. Kjo e fundit në një emision televiziv ka thënë se është e gatshme ta luajë rolin e unitetit edhe në rastin pozitë-opozitë.

Muharrem Nitaj, nga Zyra për informim e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka deklaruar për “Zërin” se opozita do të pengojë zhvillimin e seancës plenare derisa të mos ketë reflektim nga Qeveria për marrëveshjet.

“Opozita do të bëjë krejt çka është në dorën e saj që ta pengojë zhvillimin e seancës plenare derisa të mos ketë një reflektim nga Qeveria për marrëveshjet. Këto marrëveshje nuk mund të jenë çështje e Qeverisë. Ato u përkasin të gjithëve. Opozita është unike në frontin e përbashkët për ta ndalur degradimin e qeverisjes së keqe të këtij vendi. Kryeministri i ka dy zgjidhje. Ose të gjejë modalitetet e tërheqjes së marrëveshjeve, ose të japë dorëheqje vetë”, ka deklaruar Nitaj.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/opozita-refuzon-npresidenten-jahjaga/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala