Opozita: Pushteti me dhunë na ndaloi hyrjen në seancën ilegale

Partitë opozitare kanë mbajtur konferencë në korridorin e kuvendit të Kosovës, përmes së cilës lajmruan se Opozita nuk do të lejojë mbajtjen e seancave pa u anuluar marrëveshjet në Bruksel.
Ramush Haradinaj: “Deputetet e pozitës janë duke mbajtur mbledhje jolegjitime. Kosova është ndarë sot në ata që janë për “Zajednicën”, në ata që janë për ndarjen e Kosovës, që janë PDK dhe LDK me partnerët e tyre që po mbajnë një mbledhje jolegjitime”.
Visar Ymeri: “Kjo as nuk është seancë e as nuk është legjitime. Ne kemi tentuar dy herë që të shkojmë në atë mbledhje, por jemi penguar nga PK, e urdhëruar nga ky koalicion qeverisës. Policia ishte e dhunshme, deputetët Kurti dhe Haxhiu janë lenduar nga spreji i policisë.
Fatmir Limaj: “Po legjitimohet shteti policorë. Ky pushtet nuk njeh gjuhë tjetër përveç arrogancës. Sot është përpjekja më serioze për të instaluar një shtet policor”. / Gazeta Fjala/