Opozita, proteston në Gjakovë

Autori:Avdyl Pajaziti

Pezullimi i përkohshëm i opozitës nga Kuvendi i Kosovës, ka rebeluar edhe më shumë frontin antiqeveritar, i cili ka paralajmëruar përshkallëzim të situatës. AAK, “Nisma” dhe “Vetëvendosje” janë zhvendosur nga Prishtina në Gjakovë, ku kanë paralajmëruar një protestë për të shtunën në kundërshtim të Marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe dhe kundër demarkacionit me Malin e Zi.

Në anën tjetër, partnerët e koalicionit nuk lëshojnë pe dhe kërkojnë nga opozita të heqë dorë nga përdorimi i dhunës. Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, edhe një herë ka shprehur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të formuar një komision, i cili do të përbëhej nga ekspertë ndërkombëtarë, përfaqësues qeveritarë dhe opozitarë për ta vlerësuar marrëveshjen për demarkacionin.

“Po ashtu, jemi shprehur të gatshëm për një komision miks, ndërkombëtarë, qeveritarë dhe të opozitës në mënyrë që ata t’i ballafaqojnë argumentet, të vlerësojnë procedurat dhe dokumentacionet, mirëpo gjithherë duke pasur parasysh që këtu nuk kemi të bëjmë me përcaktim të kufijve të rinj, por kemi të bëjmë me shënimin e kufijve në vijat ku kanë qenë deri më 31 dhjetor të vitit 1988”, është shprehur Mustafa në mbledhjen e Qeverisë. Kurse, sa i përket Marrëveshjes për Asociacionin, Mustafa ka thënë se shpreson që të gjitha palët do ta respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. /Zeri

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/opozita-proteston-ne-gjakove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala