Opozita proteston me 18 prill

Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën në një konferencë për media kanë konfirmuar se do të protestojnë me datën 18 prill dhe në ora 14:00.
“Protestat janë e vetmja zgjidhje për këtë shtet”, u ka thënë mediave deputeti i VV’së Glauk Konjufca, pas një takimi të opozitës në kuvendin e Kosovës.
Konjufca ka theksuar se bëjnë thirrje që protesta të jetë paqësore.
“Ftojmë policinë që të mos jetë e dhunshme, por nëse policia provokon atëherë qytetarit nuk mund ti mbyllet syri ndaj pushtetit dhe të thuhet se protesta do të jetë paqësore. Mllefi i qytetarëve është shumë i madh”, është shprehur Konjufca
Ndërkaq shefja e Grupit Parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj- Bujupi ka thënë se qeveria duhet të ndërrojë kahje për gjendjen në të cilën gjendet vendi ose të shkojë në shtëpi.
Ajo u ka bërë thirrje qytetarëve që t;’u bashkohen në protestë.
“Qeveria të ndërroj kahje dhe të ndryshojë qëndrim ose në të kundërtën të shkojë në shtëpi. Zhvillimet e deritanishme dhe gjendja në Kosovë na ka detyruar neve si opozitë që të bashkohemi edhe një herë për këtë protestë gjithë popullore. I ftojmë qytetaret që të na bashkohen”, ka thënë Kadaj- Bujupi.