Opozita proteston edhe sot

Autori:Avdyl Pajaziti

Tri partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovë, do të organizojnë edhe sot protestë, kundër marrëveshjes për Asociacionin dhe Demarkacionit me Malin e Zi.

Këtë gjë e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i AAK-së, Muharrem Nitaj.

Në dy ditët e kaluara, opozita ka protestuar. Në protestat e djeshme, pas arrestimit të Donika Kadaj-Bujupi, protesta përshkallëzoi në dhunë, ku u hodhën gurë, ngjyra, koktej molotovi, u demoluan dhe dogjën vetura si dhe u sulmuan institucionet shtetërore.

Gjatë kësaj proteste, policia ka rrestuar disa aktivistë të opozitës.

Ndërkaq, protesta e sotme ende nuk dihet se kur do të fillojë. Nitaj ka thënë se orën e saktë të nisjes së protestës e nuk e di.

Mbajtjen e protestës e ka konfirmuar për lajmi.net, edhe zëdhënësi i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi, i cili ka thënë pas pak partitë opozitare do ta kenë një takim ku do të vendosin se në çfarë ore do të fillojë protesta/lajmi.net

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/opozita-proteston-edhe-sot/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala